75 Mall Live Search
11:55 / E Hënë, 20 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Kurti takohet me ambasadorët në Qeveri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është duke zhvilluar një takim me ambasadorët e akredituar në Kosovë.

Takimi është duke u zhvilluar në ndërtesën e Qeverisë.

Arsyeja e këtij takimi është marrëveshja e arritur në Ohër mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kosova dhe Serbia të shtunën në mbrëmje (18 mars), janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të Planit evropian, i cili do të jetë i obliguar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij. /IndeksOnline/