Kurti takohet me ambasadorin në largim të Japonisë, shkëmbejnë dhurata

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim lamtumirës të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.
Kurti e falënderoi atë për kontributin në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe fuqizimin e bashkëpunimit të dyanshëm.
Gjithashtu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës veçanërisht nëpërmjet projekteve të realizuara përmes Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, JICA.
Diskutuan rreth panairit botëror të bizneseve që do të mbahet këtë vit në Japoni, Expo 2025 Osaka, ku Kosova do të jetë pjesëmarrëse, e cila paraqet një mundësi të mirë për të promovuar kulturën e vendit, ekonominë tonë në rritje, si edhe përkushtimin për të mirëpritur investitorët japonezë dhe për të rritur bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.
Kryeministri në detyrë i uroi Keisuke Yamanaka-s suksese në angazhimet e tij të radhës.
Mes tyre, Kurti dhe Yamanaka, shkëmbyen dhurata mirënjohjeje në shenjë të bashkëpunimit të mirë dhe marrëdhënieve të shkëlqyeshme.
Ai i dhuroi ambasadorit një çifteli në filigran, librin e autorit Shyqyri Nimani dhe një CD nga Filarmonia e Kosovës.
Ambasadori i dhuroi Kurti suvenirin e maces fatsjellëse Maneki-Neko.