13:07 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / L K

Kurti në Bratisllavë, takohet me Borrellin e Lajçakun, ja çfarë biseduan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin special për dialog, Miroslav Lajçak.

Kurti shkroi në Twitter se sulmet e milicëve serbë ndaj policisë, KFOR-it dhe gazetarëve janë të papranueshme.

“Sulmet e milicisë serbe ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve janë të papranueshme. Rruga përpara është e rrënjosur në demokraci, sundim të ligjit dhe zbatim të plotë dhe të shpejtë të Rregullores Themelore”, ka shkruar Kurti.

Bejmë të ditur se Kurti po merr pjesë në Forumin e Sigurisë në Bratisllavë.