75 Mall Live Search
22:02 / E Premte, 08 Mars 2024 / FR

Kurti takohet me delegacionin boshnjak, flasin për bashkëpunim rajonal dhe zhvillim të integrimit ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redzepi, priti një delegacion të përfaqësuesve të këshillave rajonale kombëtare boshnjake nga Bosnja dhe Hercegovina, Sanxhaku, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Sipas zyrës së kryeministrisë, tema e diskutimit ishte forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimi i integrimit ekonomik.

“Tema qendrore e diskutimit ishte forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimi i integrimit ekonomik. Theksi u vendos në forcimin e lidhjeve kulturore rajonale me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve të ndryshme”, thuhet në komunikatë.

Në mesin e çështjeve që u diskutuam ishte edhe ajo e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë, i cili do të mundësojë një kuptim më të mirë të nevojave, kërkesave dhe sfidave të komuniteteve të ndryshme në Kosovë.

“Kjo nismë paraqet një hap përpara në ndërtimin e urave të miqësisë dhe forcimin e themeleve për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës”.