Kurti takohet me diplomatin, që insistonte shumë në koalicionin LVV-LDK

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e dytë të punës ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Abbotti njihet si njeri prej diplomatëve më të angazhuar në bërjen e koalicionit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Diplomati anglez zhvilloi një sërë takimesh derisa u kurorëzua koalicioni i madh.

