Kurti takohet me drejtuesit e LinkedIn, ka një kërkesë të madhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar kompaninë e njohur LinkedIn në SHBA.
Kurti gjatë takimit me drejtuesit e asaj kompanie i ka ftuar që të investojnë në Kosovë.
“Potenciali në fushën e IT-së është në rritje, dhe Kosova ofron një klimë veçanërisht të favorshme investimi për kompanitë amerikane të teknologjisë. Kjo nga ana tjetër do të sigurojë vende të reja pune me cilësi të lartë për qytetarët e Kosovës, siç e ndava gjatë një takimi me drejtuesit e LinkedIn”, ka shkruar Kurti në Twitter./Indeksonline/
The high-growth potential of 🇽🇰’s IT landscape provides an especially favorable investment climate for 🇺🇸 tech companies. This will in turn provide new, high-quality jobs for our people, as I shared during a meeting with LinkedIn executives. pic.twitter.com/gNJ4kdvVog
— Albin Kurti (@albinkurti) May 10, 2022