75 Mall Live Search
17:09 / E Martë, 18 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Kurti takohet me ish- ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim mikun e tij, ish- ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.  

Në takimin që u zhvillua në Zyrën e Kryeministrit, Kryeministri Kurti dhe Bushati folën për bashkëpunimin dhe raportet e Kosovës dhe Shqipërisë.

U diskutua për zhvillimet politike në vend dhe rajon dhe për ndikimet gjeopolitike dhe gjeoekonomike të luftës në Ukrainë shkaktuar nga agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Federatës Ruse.