75 Mall Live Search
23:01 / E Hënë, 28 Shkurt 2022 / AR

Kurti takohet me Johnson, dalin fotot

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar homologun e tij britanik, Boris Johnson, gjatë pjesëmarrjes së tij në samitin vjetor për investime në Ballkanin Perëndimor, në Londër.

Kurti tha se ishte një kënaqësi e vërtetë të takonte Kryeministrin e Britanisë së Madhe, raporton Indeksonline.

“Ballkani Perëndimor është i domosdoshëm për sigurinë e Evropës dhe ky tashmë është një besim i përbashkët në shumë kryeqytete evropiane. Kënaqësi e vërtetë të takoj Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson, Sekteraten e Jashtme britanike, Liz Truss dhe Ministrin për Evropën, James Cleverly në një pritje për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor ku diskutuam mbi mundësitë e investimeve”, shkruan Kurti në Twitter.