Kurti takohet me kongresisten e partisë së Bidenit

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me kongresisten e njohur amerikane, Elissa Slotkin.
Stolkin, pjesë e partisë së presidentit Joe Biden, ka shkruar disa fjalë rreth takimit me kryeministrin kosovar, transmeton Indeksonline

“…pata kënaqësinë të ulem me Kryeministrin e Republikës së Kosovës. Ai erdhi nga Michigan, ku kaloi kohë me anëtarët e diasporës së lulëzuar të shtetit tonë”, ka shkruar ajo në Twitter. Albin Kurti po vazhdon vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kujtjomë se shefi i qeverisë pritet që vizitën e radhës ta realizojë në Uashington D.C
Këtë njoftim, Kurti e ka bërë përmes një “InstaStory”, ku ka thënë se do të avokojë për vlerat dhe prioritetet e Kosovës, por nuk ka dhënë ndonjë informacion se me kë do të takohet apo me çfarë niveli zyrtarësh.
Kurti ka bërë të ditur se do të bashkëbisedojë edhe me shoqërinë civile, investitorët potencialë dhe profesionistët e mërgatës.
“Nga Detroiti për në Uashington D.C për të avokuar për vlerat e prioritet e Republikës së Kosovës në nivelin politik dhe për të bashkëbiseduar me shoqërinë civile, investitorë potencialë dhe profesionistë të mërgatës”, ka njoftuar kryeministri Kurti.
Sipas një njoftimi për media të dërguar dje nga Zyra e Kryeministrit, Kurti me 15 maj ka qëndruar në shtetin e Illinois, në Chicago, ku ka takuar bashkatdhetarë. Pas Illinois, ai ka udhëtuar në shtetin e Michigan. /Indeksonline/