17:31 / E Martë, 05 Tetor 2021 / LB

Kurti takohet me kryeministrin e Kroacisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një takim me homologun e tij nga Kroacia, Andrej Plenković.

Kurti është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoović, në prag të samitit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor “EUWB Summit2021”.

Kryeminstri Kurti, përmes Twitterit ka njoftuar për këtë takim, duke shkruar se kanë diskutuar për raportet bilaterale dhe bashkëpunimin e mirë në shumë çështje, përfshirë sektorin e sigurisë.