75 Mall Live Search
20:07 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2024 / S Z

Kurti takohet me liderin opozitar të Irlandës së Veriut, flasin për “rrezikun e mediave sociale në nxitjen e konflikteve mes komuniteteve”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me liderin e opozitës në asamblenë e Irlandës Veriore, Matthew O’Toole.

Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti ka thënë se me O’Toole ndër tjerash kanë folur edhe rreth rrezikut të mediave sociale për nxitjen e konfliktit në mes të komuniteteve.

“Një takim i ngrohtë dhe produktiv me liderin e opozitës Mattheë O’Toole. Në godinat e Kuvendit. Ne diskutuam për vlerat tona të përbashkëta social-demokratike, rëndësinë e të mësuarit nga e kaluara dhe rrezikun e shfrytëzimit të mediave sociale për të nxitur konfliktin midis komuniteteve”, ka shkruar Kurti, të mërkurën.