75 Mall Live Search
21:26 / E Enjte, 13 Qershor 2024 / FR

Kurti takohet me Odën Ekonomike Austriake, shprehet gatishmëri për forcim të marrëdhënieve

Gjatë ditës së sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Odën Ekonomike Austriake dhe përfaqësues të bizneseve austriake.

Si partnere e rëndësishme në zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës, Austria vijon të ketë një rol domethënës në prosperitetin e vendit dhe avancimit demokratik të shtetit tonë.

Kryeministri Kurti shprehu vlerësimin e lartë për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, duke shprehur dhe gatishmërinë për të shikuar tutje format e mënyrat se si mund të bëhet më shumë e më mirë në marrëdhëniet mes nesh.

Ai i falënderoi tetë bizneset austriake të pranishme në takim por edhe përmes investimeve të tyre në Kosovë, pjesë e gjithsej 130 kompanive austriake të cilat veprojnë në vendin tonë. Ai theksoi gatishmërinë dhe vullnetin e plotë për të dëgjuar mbi përvojat dhe idetë e tyre si biznese që kontribuojnë në ekonominë tonë, si dhe mbi mundësitë për të zgjeruar investimet austriake në Kosovë.