21:28 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kurti me Pandel Majkon flasin për ngjarjet e fundit politike

Pos Ilir Metës dhe Sali Berishës, Albin Kurti është takuar edhe me Pandel Majkon, Ministër i Diasporës në Qeverinë e Shqipërisë.

Sipas njoftimit të LVV-së, me të kanë diskutuar për ngjarjet politikë në Kosovë, si dhe situatën e shqiptarëve jashtë kufijve, transmeton Indeksonline.

‘Kryetari i VETËVENDOSJE!-s Albin Kurti ka takuar sot edhe ministrin për Diasporë, në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë z. Pandeli Majko. Me z. Majko u diskutua për ngjarjet politike të fundit në Kosovë si dhe situatën e shqiptarëve jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Bashkëpunimi dhe vëmendja institucionale këto ditë duhet të jetë më e madhe”, thuhet në njoftimin e tyre./Indeksonline/