20:06 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kurti takohet me senatoren e Francës: Më uroi për zgjedhjet parlamentare

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë u prit në Senatin Francez nga Senatorja dhe Kryetarja e Grupit të Miqësisë së Francës me Ballkanin Perëndimor, Marta de Cidrac.

Kurti tha se ajo i uroj për fitoren në zgjedhjen e 6 tetorit, shkruan Indeksonline.

Po ashtu ai bëri të ditur se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis Kosovës e Francës mund të thellohen e zgjerohen.

“Më uroi për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe dëshiroi të mësonte më shumë për gjendjen në vendin tonë. Senatores Cidrac ia shpreha mirënjohjen e popullit tonë për përkrahjen e Francës dhe i shpjegova për situatën politike e institucionale, ekonomike e sociale te ne, duke theksuar zotimin e qeverisë sonë për zhvillim e siguri, demokratizim e drejtësi”, ka shkruar ai./Indeksonline/