75 Mall Live Search
13:18 / E Premte, 30 Gusht 2024 / S Z

Kurti takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë, bisedojnë për fuqizimin e bashkëpunimit të dyanshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka mirëpritur shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Në takim është biseduar rreth fuqizimit të bashkëpunimit të dyanshëm, në iniciativa me interes të përbashkët.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet gjegjëse punojnë ngushtë me Zyrën e OSBE-së në Kosovë, e ku qëllim të ndërsjellë kemi forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë”, thuhet në komunikatën për media të Zyrës së kryeministrit.

Po ashtu, Kurti e ka falënderuar ambasadorin Davenport për bisedën, bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit të Kosovës.