75 Mall Live Search
14:02 / E Premte, 14 Shkurt 2025 / Z S

Kurti takohet me Sorensenin në Mynih, i kërkon rrugën se si duhet të ecet përpara në raport me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takoi përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.

Në këtë takim të parë ndërmjet tyre Kurti uroi z. Sørensen për pozitën dhe përgjegjësitë e reja, teksa veçoi progresin e Kosovës në katër vjetët e fundit, me theks te rritja ekonomike mesatare prej 6%.

‘’Në këtë takim të parë ndërmjet tyre, kryeministri Kurti uroi z. Sørensen për pozitën dhe përgjegjësitë e reja, teksa veçoi progresin e Kosovës në katër vjetët e fundit, me theks te rritja ekonomike mesatare prej 6%, raporti i fundit i BE-së për vendin, që evidenton progres në 36 nga 38 fushat e vlerësimit dhe asnjë fushë me regres, pastaj rishpërndarja sociale, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe avancimi i të drejtave politike e lirive civile. Ai tha se Kosova është shembull se si zhvillimi dhe demokracia shkojnë krah për krah’’, thuhet në njoftim.

Po ashtu temë diskutimi ishte edhe dialogu midis Kosovës dhe Serbisë.

‘’Sa i përket raporteve me Serbinë, kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit të vitit 2023 dhe aneksit të saj. Në të njëjtën kohë, ai tha se kjo marrëveshje po vazhdon të shkilet e të mos respektohet nga Serbia, e cila gjithashtu refuzon nënshkrimin e saj dhe përmes letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, praktikisht Serbia është tërhequr nga marrëveshja. Për të ecur përpara nevojitet nënshkrimi i marrëveshjes, tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimi i kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës’’, thuhët ndërkaq në njoftim.

Në fund Kurti u shpreh se është absurde që presidenti i Serbisë ia imponon dorëheqjen kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, por nuk e dorëzon Radoiçiqin./Indeskonline/