75 Mall Live Search
08:12 / E Martë, 15 Korrik 2025 / Z S

Kurti takohet me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar, flasin për marrëdhëniet midis dy vendeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati një darkë pune me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, në rezidencën e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.

Në këtë takim u diskua lidhur me marrëdhëniet midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

”Kryeministri Kurti dhe emisarja Pierce diskutuan së bashku mbi marrëdhëniet midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe mundësitë për zgjerim të bashkëpunimit, duke përfshirë fusha të ndryshme, nga industria kreative dhe diplomacia deri te mbrojtja e siguria”, thuhet në njoftim.

Më tej u tha se në përgatitjet për mbajtjen e samitit të ardhshëm të procesit të Berlinit i cili do të zhvillohet në tetorin e këtij viti në Londër, Kurti theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura dhe rëndësinë e njohjes reciproke të diplomave dhe lëvizjes së lirë, si jetike për suksesin e tregut të përbashkët rajonal dhe planin e rritjes.

Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Republikës së Kosovës./Indeksonline/