11:33 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kurti takohet me tre këshilltarë të Presidentit Francez Macron

Kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuat se mbrëmë ka takuar këshilltarë të Presidentit Francez, Emmanuel Macron, shkruan Indeksonline.

 Sipas njoftimit, Këshilltari për Evropë dhe G20, Clément Beaune, Këshiltari zëvendës përgjegjës për Evropë,.Alexandre Adam, si dhe Këshilltari për Çështje Startegjike, Etienne de Gonneville, kanë uruar Kurtin për fitoren e zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Më uruan për fitoren në zgjedhje, i falenderova për përkrahjen dhe ndihmën e Francës për Republikën e Kosovës dhe biseduam për avansimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve tona. Shpjegova ndryshimin e madh politik në Kosovë me zgjedhjet e 6 tetorit, për synimet tona që këtë vullnet të qytetarëve ta bëjmë reformë të drejtësisë, zhvillim ekonomik e progres shoqëror. Diskutuam edhe për situatën politike në Ballkan, nevojën për raporte të mira fqinjësore midis shteteve dhe demokratizimin e tyre të brendshëm”./Indeksonline/