Kurti takoi ambasadorin francez në Kosovë, Guérot flasin për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë procesin zgjedhor të 9 shkurtit

Sot gjatë ditës Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Në këtë takim u diskua lidhur me zhvillimet në vend dhe procesin zgjedhor të 9 shkurtit.
”Bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë procesin zgjedhor të 9 shkurtit, për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Francë, mundësitë për thellimin e mëtejmë të tyre në fushën diplomatike, ekonomike e kulturore, dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve qeveritare dhe ambasadës franceze në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu Kurti falënderoi ambasadorin Guérot për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës dhe angazhimin e ambasadës franceze në Kosovë./Indeksonline/