75 Mall Live Search
09:12 / E Martë, 30 Shtator 2025 / Z S

Kurti takoi kongresistin Ritchie Torres, flasin për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi në Washington D.C. kongresistin amerikan nga radhët e Partisë Demokratike, Ritchie Torres.

Kurti e falënderoi kongresistin Torres për qëndrimet e tij të hapura dhe të zëshme në mbështetje të Kosovës.

Ai e informoi për progresin ekonomik dhe demokratik që vendi ka shënuar vitet e fundit, si dhe për zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe rajon.

Në takim, Kurti theksoi aspiratën e palëkundur të Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si orientim dhe objektiva strategjike të Kosovës.

Kurti gjithashtu nënvizoi planet e mëdha investive në vend, përfshirë projektin e hekurudhës Prishtinë–Durrës, zhvillimin e hovshëm të sektorit të teknologjisë dhe mundësitë që kompanitë amerikane të bashkëpunojnë e të investojnë në Kosovë./Indeksonline/