75 Mall Live Search
21:54 / E Enjte, 04 Korrik 2024 / L K

Kurti takoi Kryetaren e Komunës së Foçës në provincën e Izmirit, u diskutuan mbi kontributin e mërgatës shqiptare

Në Izmir, qytetin e tretë më të madh të Turqisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u mirëprit sot edhe nga Kryetarja e Komunës së Foçës në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fıçı, e cila është me prejardhje shqiptare.

Kryeministri Kurti falënderoi kryetaren Saniye Bora Fıçı për pritjen e ngrohtë, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj shtetit tonë.

Së bashku diskutuan mbi kontributin e mërgatës shqiptare në Izmir dhe Turqi, dhe për rolin e saj në raportet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Saniye Bora Fıçı është Kryetarja e parë grua e Komunës së Foçës.