75 Mall Live Search
11:26 / E Premte, 10 Nëntor 2023 / k.v

Kurti takoi përfaqësues të Bosnje e Hercegovinës, diskutoi për Procesin e Berlinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në Paris Kryetarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Željko Komšić dhe anëtarin tjetër të Presidencës, Denis Bećirović, raporton teve1.info

Sipas komunikatës së Qeverisë, tema qendrore të bisedës ishin Procesi i Berlinit, përkatësisht marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të tij dhe përfitimet dhe domosdoshmëria e zbatimit të plotë të tyre, mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe zhvillimet në rajon.

“Theks të veçantë nga ana e Kryeministrit Kurti iu dha nevojës për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime të nënshkruar në Berlin në nëntor të vitit të kaluar, e cila ende nuk është ratifikuar nga Bosnja dhe Hercegovina. Kryeministri Kurti, Kryetari Komšić dhe anëtari i Presidencës, Bećirović gjithashtu diskutuan rreth mundësive dhe potencialin për shtim të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë e të arsimit”, thuhet në komunikatë.