75 Mall Live Search
12:42 / E Hënë, 13 Mars 2023 / L K

Kurti takoi shefin e EULEX-it, Wigemark

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

Kurti dhe Wigemark diskutuan për zhvillimet e fundit dhe çështje aktuale, me theks te fusha e sundimit të ligjit dhe situatës së përgjithshme të sigurisë në vend.

Ai u informua nga Wigemark për zbatimin e detyrave të EULEX-ut në kuadër të mandatit aktual dhe folën për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve vendore dhe misionit të EULEX.