75 Mall Live Search
19:53 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kurti takon ambasadoren e Suedisë, tregon prioritetin e qeverisë së tij

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadoren e Suedisë, Karin Hernmarck Ahliny, e cila e ka uruar kryeministrin për punën dhe detyrat e reja.

Kryeministri i vendit tregoi se prioriteti i kësaj qeverie do të jetë puna dhe drejtësia. Gjithashtu, Kryeministri Kurti, foli edhe për procesin se ku ndodhen ministritë momentalisht me procesin e fuzionimit.

Ambasadorja Karin Hernmarck Ahliny shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në trajnimin e stafit në administratë publike dhe theksoi se pjesëmarrja e grave duhet të jetë prioritet. Poashtu ajo theksoi se prioritet duhet të jetë edhe çështja e ambientit.

U diskutua edhe për infrastrukturën, ku gjatë diskutimit Kryeministri Kurti bëri të qartë që infrastruktura nuk është vetëm asfalti, por edhe uji, kanalizimet, trotuaret dhe ndriçimi.  

​