19:35 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2023 / S Z

Kurti takon ambasadorin Abbott, diskutojnë zhvillimet gjatë vitit 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se folën për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe ambasadës britanike në Kosovë, dhe për temat aktuale, përfshirë ato që kanë të bëjnë me procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Kryeministri Kurti dhe ambasadori Abbott reflektuan e diskutuan mbi zhvillimet gjatë vitit 2023, sfidat dhe arritjet e qeverisë, mundësitë për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral për shkëmbim e zhvillim, siguri e paqe dhe planet e pritjet për vitin e ardhshëm”, thuhet në njoftim..