75 Mall Live Search
20:10 / E Enjte, 10 Prill 2025 / Z S

Kurti takon deputetin britanik Alex Sobel, diskutojnë për sigurinë dhe zhvillimet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka mirëpriti në takim deputetin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar nga radhët e Partisë Laburiste, Alex Sobel.

Marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon ishin temat kryesore të diskutimit nga takimi i sotëm.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media.

”Diskutuan edhe për rëndësinë dhe mesazhet e vizitës së Sekretarit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, në vendin tonë në fillim të këtij muaji.Kryeministri e njoftoi deputetin Sobel me rezultatet e qeverisjes katërvjeçare, veçanërisht në ekonomi, punësim dhe fushat sociale përkundër krizave globale të njëpasnjëshme”, thuhet në njoftim.

Kurti po ashtu e falënderoi Sobel për vizitën dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës./Indeksonline/