Kurti takon Dua Lipën dhe merr pjesë në “Sunny Hill”, në ditën e fundit të festivalit

Tek në ditën e fundit të festivalit “Sunny Hill” kryeministri Albin Kurti gjeti kohë për tu deklaruar lidhur me të.
Ai vendosi që në ditën e fundit të festivalit të ftojë Dua dhe Dukagjin Lipën, organizatorët e këtij festivali me përmasa të mëdha, në zyrën e tij për vizitë.
Në të njëjtën ditë, “me një rend”, Kurti vizitoi edhe festivalin, ku mbrëmja e kaluar ishte e rezervuar për muzikë elektronike e “house”.
Kurti ka rastisur të përmendë shijen e tij muzikore, por nuk mbahet mend të kenë qenë “electronic dance”, “house” dhe “trap pop” pjesë e listës së tij.
Siç edhe pritej, në Sunny Hill, Kurti e kishte vendin e rezervuar në pankinën e VIP, nga ballkoni i së cilës përshëndeti disa herë të pranishmit.
Ai bëri zemrën me duar drejt disa pjesëmarrësve në festival dhe atyre nuk i desh shumë për të brohoritur e për t’i kthyer simbole me zemra kryeministrit.
Por, a ka qenë ky reagim i Kurtit, i vonshëm? Një gjë e tillë mund të konsiderohet si opsion, sidomos marrë parasysh qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje si opozitë në Komunën e Prishtinës, lidhur me lokacionin e festivalit.
Kryeministri shfrytëzoi facebookun për të thënë se Sunny Hill po mbahet aty ku e ka vendin, me Dua Lipën që po bën përfaqësim dinjitoz kudo nëpër botë.
“Sunny Hill është edhe dobi për ekonominë lokale, ndërsa sivjet edhe mbështetje ndaj angazhimeve shtetërore për liberalizimin e merituar të vizave për qytetarët e Kosovës” shkroi Kurti në facebook.