75 Mall Live Search
10:56 / E Enjte, 30 Qershor 2022 / B O

Kurti takon ish-ministrin e AAK-së, Selim Selimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me ish ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, si përfaqësues i AAK-së, ku është diskutuar për Vettingun.

Pas takimit zyra e mediave të AAK-së ka lëshuar një njoftim të shkurtër ku ka treguar qëndrimin e partisë i cili i është bërë publik edhe kryeministrit Kurti.

“Në takim me kryeministrin Kurti për Vetingun, Aleanca është përfaqësuar nga ish Ministri i Drejtësisë Selim Selimi, u paraqit qëndrimi jonë se AAK këtë proces e konsideron të rëndësishëm dhe i jep përkrahje.

Sidoqoftë, AAK nuk ka besim që procesi të ketë sukses pa koncensus të plotë të brendshëm politik, pa përfshirjen e KGJK dhe KPK, pa mbështetjen e ShBA dhe BE dhe pa përfilljen në përpikmëri të qëndrimeve të Komisionit të Venedikut” thuhet në njoftimin e AAK-së./Indeksonline/