Kurti takon këshilltarin britanik për Siguri Kombëtare, diskutojnë për ekonominë dhe sigurinë
Në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, të mbajtur në Davos, Zvicër, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Jonathan Poëell, këshilltar për Sigurinë Kombëtare të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.
Sipas njoftimi për media në këtë takim është diskutuar lidhur me zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar, planet dhe projektet për mandatin e ardhshëm qeverisës, progresin demokratik në Kosovë dhe rritjen ekonomike, dhe çështje të sigurisë rajonale.
Kurti u shpreh se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë një nga aleatët më të ngushtë të Republikës së Kosovës dhe mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve./Indeksonline/

