75 Mall Live Search
17:26 / E Mërkurë, 01 Mars 2023 / S Z

Kurti takon Kovacevskin, flasin për rritje të efikasitetit kufitar dhe rrugën Prizren-Tetovë

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik në Shkup, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski zhvilluan një takim bilateral.

 Ata diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve dhe projektet e përbashkëta. Rritja e efikasitetit të kalimit të kufirit për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në drejtim të njëra-tjetrës dhe projekti i rrugës Prizren-Tetovë ishin dy prej çështjeve me theks të veçantë.

Në takim u trajtua edhe mundësia e organizimit të një forumi të përbashkët të biznesit./IndeksOnline/