18:43 / E Mërkurë, 06 Tetor 2021 / LB

Kurti takon kryeministren e Finlandës, ja çka u bisedua

Në Samitin mes vendeve të Ballkanit Përendimor dhe Bashkimit Evropian, i cili u mbajt në Brdo të Sllovenisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas takimeve plenare takoi Kryeministren e Finlandës, Sanna Marin.


Në takimin e përbashkët me zëvendëskryeministren, njëherit Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe Ministrin e Financave Hekuran Murati, u bisedua për marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve.


Kryeministri Kurti falënderoi Kryeministren Marin për kontributin e Finlandës për Kosovën para dhe pas shpalljes së pavarësisë. Ai po ashtu theksoi nevojën për bashkëpunim më të madh ekonomik dhe investime në Kosovë.


Qeveria e Kosovës është e fokusuar në luftimin e korrupsionit përmes sundimit të ligjit dhe rritjen e punësimit përmes krijimit të kushteve më të mira për investitorë, shtoi Kryeministri Kurti.


Kryeministrja Marin shprehu mbështetjen për programin e qeverisë për punë dhe drejtësi, dhe ofroi mbështetjen e Finlandës për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.