Kurti takon Mathisen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen.
Kryeministri çmoi marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Norvegjisë dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë në të gjitha fazat e shtetndërtimit, si dhe në proceset integruese, përfshirë mbështetjen aktive të saj për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.
Gjatë takimit u diskutua për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit në fushës e mbrojtjes dhe sigurisë, energjisë dhe teknologjisë së informacionit. Çështjet rajonale dhe tema tjera me interes të përbashkët, ishin po ashtu pjesë e diskutimit përgjatë takimit.
Kryeministri e falënderoi Norvegjinë për rolin e saj në arritjen e Marrëveshjes Tregtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe vendeve të EFTA-s, e cila krijon mundësi të reja për thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe raporteve tregtare.