75 Mall Live Search
23:06 / E Shtunë, 14 Shkurt 2026 / F.R

Kurti takon ministrin e Jashtëm gjerman, flasin për sigurinë, zgjerimin e BE-së e Procesin e Berlinit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministrin për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, ku u diskutua për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe për zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit trajtuan edhe perspektivën evropiane të Kosovës, procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe rëndësinë e Procesit të Berlinit në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës, duke e vlerësuar rolin e saj si partner kyç në rrugëtimin euroatlantik të vendit.

Ky ishte takimi i dytë bilateral mes Kurtit dhe Wadephul në muajt e fundit, pas vizitës që ministri gjerman realizoi në Kosovë në nëntor të vitit të kaluar, duke konfirmuar vazhdimësinë e dialogut dhe bashkëpunimit të ngushtë mes dy qeverive.