21:19 / E Diele, 16 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kurti takon ministrin turk: Turqia investitor i rëndësishëm në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vazhduar takimet e tij në Munih.

Kurti së fundi takoi ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, transmeton Indeksonline.

Pas këtij takimi Kurti tha se Turqia është një investitor i rëndësishëm në Kosovë dhe një partner i rëndësishëm rajonal.

“Kënaqësi të takojë minsitrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu gjatë ditës sime të fundit në #MSC2020”, shtoi Kurti./Indeksoline/