Kurti takon Mukwege, diskutojnë rreth mbështetjes për të mbijetuarit e dhunës seksuale

Burim frymëzimi për miliona njerëz anembanë botës, laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Dr. Denis Mukwege, është edhe mbështetës i përpjekjeve tona për drejtësi dhe paqe.
Kështu është shprehur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me laurentin e Çmimit Nobel për Paqe, Denis Mukwege.
‘’Bashkë me organizatat e grave dhe të mbijetuarat, jemi të përkushtuar për procese të drejtësisë tranzicionale të përqendruara te viktimat dhe me ndjeshmëri gjinore. Me këtë qëllim kemi miratuar për herë të parë pas përfundimit të luftës Strategjinë për Drejtësi Tranzicionale. Kemi filluar procesin e dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, dhe jemi të lumtur që në Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, është angazhuar edhe zonja Shyrete Tahiri Sulimani’’, ka thënë Kurti.
Përkundër traumave të rënda nga përvoja të pashlyeshme e kujtime të hidhura, të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës kanë treguar forcë të jashtëzakonshme për të ndërtuar një jetë të re, ka shtuar më tutje Kurti./Indeksonline/