Kurti takon në Davos ministrin e tregtisë së Kanadasë, tregon për çka u pajtuan
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Atje ai ka zhvilluar një takim me Ministrin e Tregtisë Ndërkombëtare të Kanadasë, Maninder Sidhu, raporton IndeksOnline.
Përmes një postimi në platoformën X, Kurti bëri të ditur se në këtë takim u diskutuan mundësitë për forcimin e marrëdhënieve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë, veçanërisht në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, si dhe në industrinë e minierave.
Kurti shkroi se Kanadaja mbetet një aleate e rëndësishme e Kosovës dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit. /IndeksOnline/

