75 Mall Live Search
21:22 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2023 / S Z

Kurti takon Nimanbegun, flasin për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-deputetin e Kuvendit të Malit të Zi e Kryetarin e Partisë Forca e Re Demokratike, Genci Nimanbegu.

Gjatë takimit, Kryeministri Kurti njoftoi përfaqësuesit e partisë shqiptare nga Mali i Zi për situatën politike dhe ekonomike në vend, e po ashtu u diskutua dhe situata në rajon.

Kryeministri Kurti e përgëzoi z. Nimanbegu për punën e tij të vazhdueshme për shqiptarët e Malit të Zi e veprimtarinë në fushat të cilat janë me interes.

U fol dhe mbi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi dhe identitetit kulturor e gjuhësor.