Kurti takon Orav-in, diskutojnë për gjetjet, që evidentuan ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet e fundit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.
Në njoftimin e Zyrës së kryeministrit thuhet se së bashku, biseduan rreth zhvillimeve në vend, rajon dhe në Evropë.
“Pjesë e diskutimit ishin edhe gjetjet e raportit të misionit të vëzhguesve të BE-së, që kanë evidentuar ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë. U theksua se ndërhyrje të këtilla në zgjedhje dhe shpërndarja e dezinformatave përbëjnë kërcënime ndaj demokracisë”, thuhet në njoftim. .
Me ambasadorin Orav, kryeministri Kurti bisedoi dhe rreth fuqizimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.