19:28 / E Shtunë, 19 Qershor 2021 / OSH

Kurti takon Orlandon, paralajmërohet vizita e kryediplomatit italian në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Orlando, ka paralajmëruar vizitën e ministrit të jashtëm të këtij vendi, Luigi Di Maio në Kosovë.

Orlando theksoi se me Kurtin biseduan për rritjen e mëtutjeshme të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Italisë.