14:55 / E Mërkurë, 01 Shtator 2021 / LB

Kurti takon presidentin slloven, e falënderon për mbështetjen që Sllovenia i bën Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

“Në margjina të Forumit të Bledit, kisha mundësinë që të takoja Presidentin Pahor dhe t’i shprehë mirënjohjen e plotë për Kosovën në rrugën e integrimit euro-atlantik”, është shprehur Kurti.

“Presidenca e Sllovenisë në Këshillin e BE-së do të kontribuojë në forcimin e afërsisë me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”.