75 Mall Live Search
17:20 / E Enjte, 21 Mars 2024 / S Z

Kurti takon Sarrazin, diskutojnë për bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se gjatë ditës ka zhvilluar një takim me të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në këtë takim siç ka njoftuar Kurti në X, është diskutuar për bashkëpunimin rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

”Sot patëm një mëngjes produktiv pune me emisarin special për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin, me të cilin diskutuam për bashkëpunimin rajonal midis vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit që këtë vit shënon dhjetëvjetorin e tij”.