75 Mall Live Search
11:17 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kurti: Të shohim se për çfarë është thirrur mbledhja e Këshillit të LDK-së, për të mundësuar apo betonuar marrëveshjen!

Lideri i Lëizjes Vetvëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk do të këtë takime me Lidhjen Demokratike të Kosovës, derisa ajo mban takim me Këshillin e përgjithshëm të LDK-së, ende pa u finalizuar koalicioni, shkruan Indeksonline.

Kurti ka thënë se mbetet të shihet pasdite se për çfarë është mbajtur kjo mbledhje.

“Unë me siguri, që kam besuar se do të ketë takim këtë javë por nuk dua të ndërhyj tek Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila mësova se ka thirrur një mbledhje të këshillit të përgjithshëm si organi më i lartë.

Ne në Lëvizjen Vetëvendosje besojmë se duhet të mbahet kjo mbledhje pas marrëveshjes e jo para marrëveshjes.

Mbetet të shihet se kjo mbledhje a është për thirrur për të betonuar qëndrimet me kërkesat enjohura tashmë apo është thirrur  për ta mundësuar marrëveshjen.

Duhet të ketë takime, por nuk mund të këtë takimet derisa thirren oraganet më të larta të subjektit”, ka thënë ai.

Kurti bëri të ditur se mbledhjen e Këshillit…, Vetëvendosje do ta mbajë pas marrëveshjes së koalicionit qeverisës me LDK-në.

“Unë besoj, shpresoj, uroj që ashtu qysh ka vendosur populli më 6 tetor të kemi një qeveri të re nga opozita e deridjeshme që ta çkapim shtetin që na kanë sjell në këtë gjendje.

LVV-ja është fituese. Besoj që sa më parë ta besojnë këtë aq ma mirë do të jetë.

Dhe më 26 dhjetor të shkojmë të përgatitur në mbledhjen e Kuvendit”, ka thënë ai./Indeksonline/