75 Mall Live Search
12:19 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / P M

Kurti te varri i Afrim Bunjakut: Ndërkombëtarët ta mos e konsiderojnë Serbinë shtet normal

Kryeministri në detyrë Albin Kurti pas homazheve që bëri te varri i rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku në përvjetorin e dytë të vrasjes së tij nga terroristët serb në Banjskë të Zveçanit, vlerësoi lartë heroizmin dhe përkushtimin e tij për ta mbrojtur vendin duke dalë i pari në përballje me terroristët serbë.

“Ka mbrojtur qytetarët pa dallim duke e mirëmbajtur rendin publik dhe sundimin e ligjit të gjithë. Të bashkë ne jemi pjesë e familjes Bunjaku, sepse Afrim Bunjaku së përket Republikës së Kosovës. E theksoj guximin e dyfishtë, ai ia mësyu i pari drejt bllokadës në Banjskë së Zveçanit, këtë e bëri si polic me përvojë, ishte polic 22 vjet prej të cilëve e 16 vjet rreshter tani e ka gradën Heroi i Kosovës ku nuk mund t’ia marrë askush. Dua ta theksoj aspektin e guximit ai nuk lejojë që  policët tjerë që ishin më të ri të saj t’ia mësyjnë bllokadës që ishte vendosur në rrugë nga kamionët nga grupi terrorist paramilitar të Serbisë të udhëhequr nga Radojçiq nuk i la të rinjtë të vetësakrifikohen të vetëflijohen dhe vetëmohohen para tij”, deklaroi Kurti.

Kurti u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të mos e konsiderojnë Serbinë shtet normal përderisa nuk i dorëzon kriminelët që udhëhiqeshin nga Milan Radojçiq.

“U bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të mos e konsiderojnë Serbinë shtet normal përderisa nuk i dorëzon kriminelët e Serbisë të organizuar dhe të udhëhequr nga Milan Radojçiq dhe të financuar nga presidenti Aleksandër Vuçiq, aktakuza përfshinë 45 persona këta duhet të dorëzohen menjëherë shtetit të Kosovës”, theksoi Kurti.