75 Mall Live Search
08:49 / E Premte, 07 Shkurt 2025 / Z S

Kurti tha se raportet me Amerikën janë më të mirat ndonjëhërë, vjen reagimi nga Grenell

Richard Grenell e ka quajtur “deluzive” deklaratën e kryeministrin Albin Kurti për raportet e Kosovës me SHBA-të.

Në një përgjigje përmes rrjetin social X, Grenell tha se marrëdhëniet mes dy shteteve nuk kanë qenë “kurrë në pikën më të ulët”.

“Deluzive. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë në pikë më të ulët. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë Trump, administrata e Bidenit, NATO-ja, BE-ja, Ambasada e SHBA-së, Anthony Blinken etj.”, ka shkruar Grenell në platformën ”X”

Dje, kryeministri Albin Kurti ka qenë i vendosur duke thënë se Kosova ka raporte shumë të mira me Amerikën./Indeksonline/