75 Mall Live Search
13:36 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / OSH

Kurti: Themelimi i fondit sovran, hap i madh në shndërrimin e ekonomisë në treg konkurent

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka mbajtur konferencë për medie dhe ka thënë se miratimi i koncept dokumentit për formimin e fondit sovran është hap i madhe drejtë ekonomisë së tregut konkurrent.

“Sot miratuam koncept dokumentin për fondin sovran. Ky grup ka shumë muaj që është angazhuar për reformën e ekonomisë s ë Kosovës”.

“Qeveria duhet ta ndjek këtë koncept dokument për themelimin e fondit. Ky është hap i madhe në shndërrimin e ekonomisë në treg konkurrent. Që ndërmarrja të mos shihen si barrë, por të shndërrohen në krah të fortë të zhvillimit ekonomik”, tha ai.

“Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve themeluam komisioni memorialin me qëllim që Kosova të përfitojë nga fondet e BE-së. Kemi themeluar mekanizmin për punësimin e qytetarëve egjiptian. Kemi emëruar bordet e drejtorëve për kompanitë rajonale”, tha ai.