Kurti thërret konferencë për media

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të mbajë konferencë për media.
Bashkë me Kurtin do të jetë edhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz.
Konferenca do të mbahet në ora 13:50 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.