75 Mall Live Search
19:41 / E Martë, 11 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kurti thërret mbledhjen e Qeverisë, ia zvogëlon pagën vetes, ministrave…

Nesër do të mbahet Mbledhja e Dytë e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Mbledhja do të nis në ora 10:00, ndërsa pika e parë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë nr.04/20 të datës 20 dhjetor të vitit 2017.

Kjo pikë ka të bëjë pikërisht me vendimin që kishte marrë Qeveria Haradinaj, për rritjen e pagave për qeveritarë.

Më anë të këtij vendimi ish kryeministri Haradinaj, ia rriti pagën vetës, anëtarëve të kabinetit qeveritar, këshilltarëve dhe disa zyrtarëve të stafit të zyrës së kryeministrit.

Ndërsa, këtë vendim ai e pati arsyetuar duke thënë se është e pa kuptimtë që kryeministri të ketë rrogën 1300 euro duke marrë parasysh përgjegjësinë politike që ka.

Haradinaj ia kishte rritur rrogën vetes në 2950 euro./Indeksonline