Kurti thërret qytetarët: Dilni nesër në tubim, dëshmuam se e bëjmë qeverisjen më mirë se të gjithë!

Ish-kryeministri i vendit, Albin Kurti, permës një video-je u ka bërë thirrje qytetarëve që nesër të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në orë 17:00 që të shënojnë Ditën e Çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorin e formimit të Lëvizjes Vetëvëndosje.
Ai tha se këtë vit kanë dëshmuar se kanë qeverisur mirë si askush tjetër, shkruan IndeksOnline.
“Të dashur qytetarë, ju ftoj që nëpër këto pika, duke ruajtur distancën në sheshin “Skenderbeu”, në orë 17:00, të mblidhemi për të shënuar 21- vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 15- vjetorin e formimit të Lëvizjes Vetëvëndosje. Në këtë përvjetor të dyfishtë ne ndodhemi në situatën që kërkon durim dhe zgjidhje.
Durim për të përballur me pandeminë Covid-19, që ende nuk ka kaluar dhe, zgjidhje, duke hyrë në zgjedhjet që vijnë.
Në këta 15 vjet kemi dëshmuar se e bëjmë opozitën fuqishëm si askush më parë e sivjet e kemi dëshmuar se e bëjmë qeverisjen mirë si askush tjetër.
Ne po rritemi shumë, sepse në zgjedhjet e tjera do të fitojmë mbi shumën e të tjerëve.
Nuk ka Lëvizje pa populll kurse në Kosovë kopulli është bërë Lëvizje.
Ejani nesër në këtë tubim paqësor, me muzikë e fjalime, ejani masivisht në 15- vjetorin tonë teksa kujojmë 21- vjetorin e çlirimit të vendit”, tha ai./IndeksOnline/