Kurti thirrje Serbisë: Ndaloni nxitjet për dhunë para se dikush të humbasë jetën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me sulmin e mbremhësm ndaj komunës së Mitrovicës së veriut.
Kurti përmes një postimi i në Twitter ka thënë sulmi është bërë me dy granata dorë, por që nuk ka asnjë të lënduar. Por sipas tij, mund të kishte ndodhur lehtësisht.
Ai i bëri thirrje Serbisë që të ndërpresin nxitjet për dhunë para se dikush të humbë jetën./IndeksOnline/
Postimi i Kryeministrit Kurti:
“Mbrëmë ndërtesa e komunës në Mitrovicë është sulmuar nga 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat e afërta. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të humbasin jetë”, ka shkruar Kurti përmes Twitter.
Last night the municipal building in N. Mitrovica was attacked by 2 hand grenades, causing damage to nearby cars. Fortunately, no person was harmed, but that could have easily been the case. I call on Serbia immediately to cease its incitements to violence before lives are lost.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 27, 2023