75 Mall Live Search
16:52 / E Shtunë, 25 Shtator 2021 / OSH

Kurti: Thirrjet për shkarkimin e Rakiqit nuk i kontribuojnë strategjisë sonë, më shumë po tentohet të krijohet konflikt brenda qeveritar

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur në lidhje me zërat që poë kërkojnë shkarkimin e ministrit serb, Goran Rakiq.

Sipas tij, këto thirrje nuk i kontribuojnë strategjisë sonë, transmeton Indeksonlin.e

“Ne jemi në një betejë të sigurisë dhe politike dhe duhet të kemi kujdes për hapa që ndërmarrim. Besoj se thirrjet për ta shkarkuar në këtë moment Ministrin Rakiq, nuk janë thirrje që i kontribuojnë strategjisë sonë dhe më shumë kanë për synim që të na krijojnë njëfarë konflikti të ri brenda qeveritar, në kushte kur Qeveria e Kosovës me ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë që po e zbaton është kryefjala e situatës së sigurisë dhe politike.”

“Më shumë është për kërkesë për të ndërhyrë në strategjinë tonë që është e suksesshme se sa që bëhet nga një motiv i lartë për të mirën e Kosovës”, u shprehë kryeministri Kurti./Indeksonline/